Apeli i familjarëve, shteti t’i japë leje nga burgu djalit të viktimës

Nga A2 CNN
31 Mars 2019, 15:45 | Kronikë
Apeli i familjarëve, shteti t’i japë leje nga burgu djalit

Vjehrri i Astrit Bilalit, njërit prej vëllezërve Bilali të vrarë dhe njëkohësisht gjyshi i Asmer Bilalit, që ndodhet në burg, i ka bërë apel Ministrisë së Drejtësisë që të lejojë nipin e tij të qëndrojë disa ditë në shtëpi, për të pritur dhe përcjellë njerëzit për vdekjen e të atit.

“Në këtë shtëpi ka mbetur vetëm një djalë i paralizuar dhe nuk ka njeri që t’i japë një gotë ujë, është shprehur gjyshi i Asmerit ne apelin drejtuar institucioneve të drejtësisë.

Ndërkohë, ai ka kërkuar gjetjen sa më shpejt të autorëve të kësaj masakre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos