Donin të vrisnin një person dhe t’i grabisnin automjetin, por u kapën nga forcat e rendit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku falë informacioneve Policia ka parandaluar një krim të mundshëm në fshatin Rrilë të Lezhës.
Sipas informacioneve, dy të arrestuarit S.H 18 vjeç nga Gramshi dhe M. K. 43 vjeç, me banim në fshatin Shënkoll kishin përgatitur për natën e djeshme një sulm me armë zjarri ndaj një shtetasi, dhe grabitja e automjetit të tij.

Rreth orës 20:00 është kapur në flagrancë S.H. i cili ndodhej në Shënkoll, bashkë me një automatik kallashnikov, një çantë me fishekë, kapuç dhe celularë.
Të arrestuarit do të mbrohen nga akuza “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”. (A2 Televizion)