
Forcat e Policisë kanë arritur të arrestojnë anëtarët e bandës që dje kishte vjedhur me dhunë një shtetasi një shumë parash në qendër të kryeqytetit, pikërisht në rrugën e Barrikadave.
Krahas 35 vjeçarit që u arrestua dje në flagrancë nga një patrullë e Policisë Rrugore, sot në operacionin e quajtur valuta u arrestuan tre bashkëpunëtorët, pikërisht:
- Elvis Berisha, 37 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Vjedhje”);
- Blenard Hoxha, 27 vjeç, banues në Tiranë;
-Xhoni Dido, 23 vjeç banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”).
Nga informacionet e mbledhura, banda ka qenë autore edhe të disa grabitjeve të tjera, përfshirë njërës në janar në rrugën “Mine Peza”, ku viktimë e grabitjes ishte një roje e një pike këmbimi.
Forcat e rendit sekuestruan materiale të ndryshme si kokore, tuba metalike, doreza dhe një motor scooter, i përdorur për aktet kriminale, por ende nuk dihet fati i rreth 60 mijë dollarëve të grabitur. (A2 Televizion)