Momenti kur një pallat në Bejrut rrafshohet plotësisht pas një goditje nga ushtria izraelite, është kapur në kamera. Sipas Reuters, sulmi ndodhi mëngjesin e të premtes në Tayouneh, lagjen periferike të kryeqytetit të Libanit.
Sipas autoriteteve izraelite, banorët e zonës ishin paralajmëruar 50 minuta para goditjes për t’u larguar. Nuk ka ende informacion nëse ka pasur viktima apo të lënduar nga ky sulm.
Zona është me densitet të lartë popullsie, pasi ka shumë pallate, qendra biznesi dhe një stacion policie. (A2 Televizion)