“Dhunën s’ua pranojmë!”, studenti me thirrje të forta ndaj Ramës: S’duam dialog, duam të ikësh!

Nga A2 CNN
21 Tetor 2026, 20:43 | Politikë

Një i ri i quajtur David, pjesëmarrës në protestën studentore kundër qeverisë, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve socialistë të japin dorëheqjen, duke u shprehur se shqiptarët nuk i duan më në pushtet.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Off the Record”, nga Andrea Danglli në A2CNN, i riu, i cili ka jetuar në Angli, u bëri thirrje bashkëmoshatarëve të tij që të dalin në protestë për të drejtat e tyre dhe kundër korrupsionit.

Davidi theksoi se protesta duhet të vijojë në mënyrë paqësore, por shtoi se të rinjtë nuk duhet ta pranojnë dhunën në rast se përballen me veprime të tilla nga policia. 

“Edi Rama dhe deputetët e Ramës ju lutem jepni dorëheqjen. Kemi 135 dite duke bërë protestë paqësore, 9 ditë duke bërë protestën e studentëve. Ju lutem jepni dorëheqjen! Shqipëria nuk ju do më. Ne kemi 9 ditë duke luftuar kundër policisë, por jo vetëm kundër policisë, por kundër Edi Ramës. Ne duhet të vazhdojmë nëse mundemi në një mënyrë paqësore, por nëse policia na dhunon neve, ne nuk kemi arsye pse ta pranojmë dhunën kundër nesh. Unë u them moshatarëve të mi, ju lutem dilni dhe protestoni për të drejtat tuaja, kundër korrupsionit, dhe një qeveri që vërtet mbështet rininë shqiptare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos