
Protestuesit kanë bërë thirrje për një tjetër protestë ditën e nesërme, në orën 09:00, para godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
Thirrja është që protestuesit të mblidhen në Parlament dhe të mos lejojnë deputetët të hyjnë në godinë.
Ndërkohë, protesta e sotme në qendër të Tiranës po shkon drejt fundit.
Tubimi i sotëm shënon ditën e nëntë të protestave, të shoqëruara që prej nisjes me tensione dhe përplasje me policinë. (A2 Televizion)