Periudha më e nxehtë në Tokë mund të ketë ndodhur 400 mijë vjet më parë

Nga A2 CNN
7 Gusht 2024, 12:13 | Lifestyle

Periudha më e nxehtë në Tokë mund të ketë ndodhur

Periudha më e nxehtë në Tokë ishte 400 mijë vjet më parë. Shkaku i kësaj faze të jashtëzakonshme klimatike të planetit mund të gjendet në ngrohjen e deteve, por dhe nga kombinimi kompleks i disa faktorëve. Kjo është vërtetuar nga një studim i ri i publikuar në revistën Nature Communications. Gjatë periudhës së identifikuar si më e ngrohta në Tokë, hemisfera veriore e Tokës kishte më pak akull se sot dhe niveli i detit ishte rreth 10 metra më i lartë.

Hulumtimi u bazua në analizën e një bërthame të marrë nga shpella Basura në Liguria. Gjetja, shpjegon Universiteti i Pizës, "ka bërë të mundur rindërtimin e historisë mjedisore të Evropës Jugore nga 480 mijë deri në 360 mijë vjet më parë dhe zgjidhjen e një enigme që i ka pushtuar studiuesit për një kohë të gjatë". Sot ashtu si dhe atëherë, theksohet në studim, "rrezatimi diellor nuk ishte veçanërisht i fortë, por ngrohja e zgjatur e oqeaneve mund të ketë shkaktuar shkrirjen e akujve dhe ngritjen e nivelit të detit pa kërkuar temperatura jashtëzakonisht të larta atmosferike ose përqendrime të gazeve serrë. Klima e kaluar është pra e një rëndësie të madhe për të kuptuar të ardhmen e planetit tonë dhe rolin që mund të kenë luajtur ndryshimet ekstreme klimatike në evolucionin njerëzor.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos