Aksident fatal në Levan, humb jetën 74-vjeçari, u përplas nga automjeti teksa ecte në rrugë

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2026, 22:49 | Kronikë

Aksident fatal në Levan, humb jetën 74-vjeçari, u përplas

Një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00, ndërsa këmbësori, banues në fshatin Levan, u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 58-vjeçar.

I moshuari u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos