Tabela e qarkullimit rrugor që po bën “lëmsh” drejtuesit e mjeteve në Europë!

Nga A2 CNN
5 Mars 2025, 10:50 | Lifestyle

Tabela e qarkullimit rrugor që po bën “lëmsh”

Një tabelë e qarkullimit rrugor, e cila fillimisht është përdorur në Francë dhe tashmë ka nisur të vendoset edhe në rrugët e Spanjës dhe të Portugalisë, ka shkaktuar konfuzion te drejtuesit e automjeteve.

Kjo tabelë është përdorur për herë të parë në vitin 2011 në Francë, e cila paralajmëron për një rrezik në afërsi të humbjes së dukshmërisë për shkak të mjegullës, shiut, borës apo tymit, shkruan A2 CNN.

Tabela e qarkullimit rrugor që po bën “lëmsh”

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Trafikut në Spanjë, tabela P33 po zëvendëson ngadalë shenjën e mëparshme të rrezikut për mjegull, e njohur si R-120, që gjithashtu ka një makinë të rrethuar nga pika të vogla të zeza.

Një tjetër tabelë e qarkullimit rrugor që gjithashtu ngatërrohet nga disa drejtues automjetesh është P35. Ashtu si P33, kjo shenjë është katrore me kornizën e kuqe, dhe imazhi i saj paraqet dy makina paralelisht nga të cilat dalin dy shigjeta që ndërthuren.

Tabela e qarkullimit rrugor që po bën “lëmsh”

Kjo shenjë njihet gjithashtu si shenja e korsisë së ndërthurura dhe paralajmëron për rrezikun e afërsisë së një rruge që ndahet, ku trajektoret e makinave kryqëzohen, duke rritur rrezikun e aksidenteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos