Me precedent për krime kundër jetës, arrestohet “i forti i Saukut”

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2026, 09:05 | Kronikë

Me precedent për krime kundër jetës, arrestohet “i forti i

Një 49-vjeçar me precedent të theksuar për krime kundër jetës është arrestuar në Rrugën e Elbasanit, në Tiranë.

Bëhet fjalë për Eduart Dushkun, i njohur si “i forti i Saukut”, shkruan A2.

Dushku u arrestua duke transportuar armë zjarri me motomjet. Policia sekuestroi një armë zjarri (pistoletë) me municion, jelekun antiplumb që i arrestuari kishte në banesë, si dhe motomjetin e celularin i tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos