Shumë përdorues po hasin probleme me Facebook, WhatsApp, Messenger dhe Instagram.
Prej disa minutash, kushdo që provon të aksesojë këto rrjete sociale, e ka të pamundur, ndërsa disa të tjerë e kanë të vështirë të bëjnë postime apo të shkëmbejnë mesazhe, shkruan A2.
Në një reagim, një zyrtar i Facebook thjesht thotë se "jemi duke punuar për ta rregulluar sa më shpejt që të mundemi".
Faqja “Downdetector” ka marrë qindra mijë raportime për problemet e aplikacioneve të "Meta". (A2 Televizion)