Fundi i një epoke, anija kozmike Vega në fluturimin e saj të fundit

Nga A2 CNN
5 Shtator 2024, 07:32 | Teknologji

Fundi i një epoke, anija kozmike Vega në fluturimin e saj të

Anija kozmike “Vega” u lëshua nga baza evropiane në Kourou  të Guajanës Franceze në atë që konsiderohet fluturimi i fundit i karrierës së saj 12-vjeçare.

“Vega” do të lëshojë në orbitë “rojtarin” e ri të planetit, satelitin Sentinel 2C të programit të vëzhgimit të Tokës “Copernicus” të Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe Komisionit Evropian, raporton A2.

Lëshuesi i menaxhuar nga ESA dhe i projektuar në Itali nga Avio, operohet nga Arianespace. E krijuar për të dërguar satelitët e vegjël dhe të mesëm në orbitë, “Vega” e filloi karrierën e saj më 13 shkurt 2012 dhe që atëherë ka ndërmarrë 23 fluturime në të cilat ka çuar më shumë se 120 satelitë në orbitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos