Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2025, 18:26 | Teknologji

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët

Shkencëtarët e Lawrence Berkeley National Laboratory dhe Universitetit të Kalifornisë kanë zhvilluar një mënyrë tërësisht të re për ftohjen e hapësirave dhe materialeve, të quajtur “cikli jonokalorik”, e publikuar në revistën Science.

Ndryshe nga sistemet aktuale që përdorin lëngje ftohëse me ndikim të lartë në ngrohjen globale, si hidrofluorokarbonet, kjo teknikë shfrytëzon mënyrën se si disa materiale thithin ose lirojnë energji gjatë ndryshimit të fazës, nga e ngurta në të lëngshme. Në eksperiment, studiuesit përdorën kripë jodi dhe natriumi për të shkaktuar shkrirjen e një solventi organik përmes një tensioni më të vogël se 1 volt, duke arritur një ulje temperature prej 25°C, shkruan A2 CNN.

Metoda shihet si më e sigurt dhe më miqësore me mjedisin, pasi solventi prodhohet nga dioksidi i karbonit, duke mundësuar një ndikim potencial neutral ose negativ në ngrohjen globale.

Ekipi kërkimor po punon për të përmirësuar përbërjet dhe për të lehtësuar teknologjinë për përdorim praktik, me synimin që në të ardhmen të zëvendësojë sistemet aktuale të ftohjes dhe të ndihmojë në uljen e përdorimit të frigoriferëve aktuale, sipas objektivave të marrëveshjes së Kigali-t. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos