Teleskopi Hapësinor James Webb ka zbuluar për herë të parë dioksid karboni në një sistem shumëplanetësh të studiuar prej kohësh për dinamikën e formimit të planeteve: HR 8799, 130 vite dritë larg.
Duke bërë këtë, ai siguroi një nga imazhet më të qarta të drejtpërdrejta të ekzoplaneteve të marra ndonjëherë dhe konfirmoi se planetët gjigantë brenda HR 8799 u formuan nga një proces i ngadaltë, i ngjashëm me atë me të cilin u formuan Jupiteri dhe Saturni. Analiza e vëzhgimeve të reja është publikuar në revistën shkencore “The Astrophysical Journal”.
Teleskopi hapësinor kishte zbuluar më parë dioksid karboni në një ekzoplanet (ËASP-39 b), por në mënyrë indirekte: ai kishte arritur të maste senë ç’mënyrë atmosfera e planetit ndryshonte dritën e yllit të tij kur i kalonte para.
Shkencëtarët thonë se vëzhgimet e reja do të na ndihmojnë të kuptojmë nëse objektet e gjetura rreth yjeve të tjerë janë me të vërtetë planetë gjigantë ose yje të dështuar që nuk kanë grumbulluar masë të mjaftueshme për të nisur shkrirjen bërthamore. (A2 Televizion)