Arrestohet polici i burgut, tentoi të fuste drogë në qeli

Nga A2 CNN
27 Qershor 2020, 21:31 | Kronikë
Arrestohet polici i burgut, tentoi të fuste drogë në qeli

Një efektiv i policisë së burgjeve është arrestuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin pasi tentoi të fuste një sasi lënde narkotike në ambientet e brendshme.

Fatmir Dupit, me detyrë polic i regjimit të brendshëm të burgjeve u kap nga Kontrolli i Brendshëm ndërsa po tentonte të fuste në burg rreth 26 gr kanabis sativa.

Efektivi e kishte fshehur lëndën narkotike në brendësi të pantallonave, ndërkohë që po hetohet se për kë ishte e destinuar ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos