“Arritëm fitore të mëdha, edhe pse jo gjithçka që deshëm”, CR7 i jep lamtumirën Juves në Instagram

Nga A2 CNN
27 Gusht 2021, 20:18 | Futboll
“Arritëm fitore të mëdha, edhe pse jo gjithçka

Me një postim në Instagram, Cristiano Ronaldo i ka dhënë lamtumirën Juventusit dhe tifozëve bardhezi, pas zyrtarizimit të transferimit të tij te Manchester United.

“Po largohem nga një klub fantastik, më i madhi në Itali dhe mes më të mëdhenjve në Evropë: kam dhënë gjithçka për Juven dhe do ta dua gjithmonë Torinon. Tifozët më kanë respektuar gjithmonë, unë jam munduar t’ua shpërblej duke luftuar në çdo ndeshje, sezon dhe kompeticion. Në fund, mund të shohim pas dhe të themi se kemi arritur gjëra të mëdha, edhe pse jo gjithçka që dëshironim, por kemi shkruar një histori të bukur”, lexohet në postimin e sulmuesit portugez. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CTFb3x2DF44/
https://a2news.com/2021/08/27/zyrtare-cristiano-ronaldo-kthehet-te-manchester-united/

A2 CNN Livestream

Latest Videos