Me turneun më të ri të UEFA-s që ka marrë jetë, trofeu i Conference League u prezantua nga presidenti i Aleksander Čeferin. Kreu i konfederatës europiane e cilësoi eventin si pasqyrim perfekt të misionit të futbollit, që nuk është një sport vetëm për të pasurit.
Në skenë u ngjit edhe kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, i cili është ambasadori i finales, që do të luhet në Tiranë më 25 maj 2022. Ai prezantoi stadiumin Arena Kombëtare dhe kryeqytetin, që do të kujtohen si organizatorët e parë në historinë e Conference League.
“Të gjithë fëmijët duan të arrijnë nivelet më të larta. E nisa karrierën te Paris Saint Germain, pastaj te Marseille, Galatasaray eLazio. Luajta në Ligën e Europës. Janë arritje të mëdha. Rrugëtimi me Kombëtaren ka qenë absolutisht momenti për të cilin jam më krenar në karrierë”, tha Cana.
“Stadiumi i ri në Tiranë, ku do të luhet finalja e Conference League, jep njëlloj mesazhi që shtetet e Ballkanit po rriten. Stadiumi është i mrekullueshëm, shumë modern. Është në mes të qytetit dhe tifozët do të kënaqen kur të vizitojnë vendin tonë”. (A2 Televizion)