
Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed është shpallur fituesi i çmimit Nobel për Paqen për vitin 2019.
BREAKING NEWS:
— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 11, 2019
The Norwegian Nobel Committee has decided to award the Nobel Peace Prize for 2019 to Ethiopian Prime Minister Abiy Ahmed Ali.#NobelPrize #NobelPeacePrize pic.twitter.com/uGRpZJHk1B
Marrëveshja e paqes e nënshkruar vitin e shkuar mes Etiopisë dhe Eritresë,
me ndërmjetësimin e Ahmed, i dha fund konfliktit ushtarak 20 vjeçar mes dy vendeve.
Ahmed u vlerësua me çmimin prestigjioz të Akademisë Suedeze për përpjekjet e tij për arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
301 kandidatë ishin nominuar për çmimin Nobel të këtij viti, duke përfshirë këtu 223 individë dhe 78 organizata. Mes kandidatëve ishte dhe aktivistja për çështjet e klimës Greta Thunberg, bashkëshortja e aktorit të njohur George Clooney, Amal, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ish kryeministri grek, Aleksis Tsipras. (A2 Televizion)