Sot ajo është vetë një nga personazhet e botës së televizionit. Me një karrierë të gjatë në gazetari dhe moderim, ajo njihet edhe për fizikun e saj, të cilit i kushton mjaft vëmendje. Aulona Musta ka krijuar një profil serioz të gruas dhe nënës, që motivon shumë ndjekës edhe në rrjetet sociale. Ajo është një nga gazetaret e para qe eksploroi me intervistast provokuese të personazheve të njohur. Por, si e sheh ajo tani situatën me famën e këtyre personazheve? Cilat janë pasojat dhe efektet që vijnë nga formatet “reality” dhe si duhen trajtuar këto modele në media sot? Me Aulona Mustën folëm në “Dita Jonë”, në A2 CNN. (A2 Televizion)
Aulona Musta, mes gazetarisë dhe të qënurit nënë
