Protestuesit thyen karriget para kryeministrisë, drejtoresha e MIA, para protestuesve: Kush do dialog me Ramën është i mirëpritur

Nga A2 CNN
20 Tetor 2026, 11:34 | Aktualitet

Teksa protestuesit thyen dhe përmbysën karriget e dialogut të vendosura para kryeministrisë, a, drejtoresha e Agjencisë për Media Për Informim, Manjola Hasa, ka dalë para Kryeministrisë, ku ka përsëritur ftesën e kryeministrit Edi Rama për diskutim me protestuesit. Ajo tha se për studentët, të rinjtë dhe qytetarët që dëshirojnë të dialogojnë me kreun e qeverisë janë të mirëpritur dhe se dyert janë të hapura për ta.

“Unë jam këtu nisur nga ftesa e hapur për dialog, për këdo që është i interesuar të dialogojë me kryeministrin. Ka studentë, të rinj, qytetarë që janë të interesuar të dialogojnë. Unë jam këtu. Unë nuk jam këtu të flas në cilësinë e vendimmarrëses. Jam në emër të qeverisë. Qytetarët që duan të bëjnë këtë dialog me kryeministrin janë të mirëpritur, i kanë dyert e hapura", tha Manjola Hasa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos