
Studentët e Universitetit të Korçës kanë zhvilluar një takim për të diskutuar për përfshirjen apo jo në protestat që kanë nisur prej 5 ditësh në qytet, kryesisht me nxënës të gjimnazeve, por edhe qytetarë.
Pas një ore e gjysmë diskutimesh, mendimet e studentëve kanë qenë të ndryshme dhe nuk kanë dalë me një vendimmarrjë konkrete. Burime të siguruara nga A2CNN pranë Këshillit Studentor thanë se ka pasur studentë që kanë kërkuar bojkot të mësimit, të tjerë kanë kërkuar përfshirjen në protesta pas procesit mësimor, ndërsa ka pasur edhe studentë që kanë qenë kundër bojkotit dhe pjesëmarrjes në protestë.
Studentët dhe anëtarët e Këshillit Studentor nuk kanë pranuar të prononcohen për gazetarët.
Të njëjtat burime thanë se Këshilli Studentor do të kontaktojë edhe me studentë të tjerë që nuk ishin të pranishëm për të marrë më pas edhe një vendim përfundimtar. (A2 Televizion)