Autobusi me nxënës shkolle bie në humnerë, të paktën 11 viktima

Nga A2 CNN
14 Shtator 2022, 21:11 | Bota
Autobusi me nxënës shkolle bie në humnerë, të

Një autobus që transportonte nxënës shkolle doli nga rruga dhe ra në një humnerë në zonën e Kashimirit në Indi duke shkaktuar vdekjen e 11 personave dhe plagosjen e 29 të tjerëve.

Sipas të dhënave paraprake, autobusi ra nga një lartësi 250 m, për shkak të përgjumjes së drejtuesit të tij.

Autoritetet deklarojnë se bilanci i viktimave mund të rritet më tej pasi shumë prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për këtë tragjedi reaguan dhe zyrtarët më të lartë të shtetit të cilët iu shprehën ngushëllimet familjeve të viktimave dhe kërkuan hetim për ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos