Avokatja ukrainase tregon se ndjekësit duan të nuhasin dhe blejnë flokët e saj

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 13:12 | Lifestyle

Alona Anufriieva, njihet si “Rapunzel” në jetën reale. Avokatja ukrainese, filloi t'i rrisë flokët e saj në moshën 12-vjeçare dhe prej atëherë nuk është ndalur.

31-vjeçarja ka tërhequr jashtëzakonisht shumë vëmendje në internet dhe tregon se shpeshherë ndalet në rrugë nga vajzat e vogla që e quajnë Rapunzel dhe duan t'i prekin flokët.

Por, vëmendja që ajo merr nuk është gjithmonë kaq pozitive, pasi sipas saj ka shumë ndjekës në Instagram që duan të nuhasin, prekin dhe madje edhe të blejnë flokët e saj. Ajo tha se i injoron kërkesat, por shton se postimet janë të mbushura me komente nga burra që duan të luajnë me flokët e saj, duke e lutur që të mos i presë kurrë ato.

Alona sqaroi se i pret majat e flokëve njëherë në disa muaj, dhe shpenzon 75 euro në muaj për produkte mirëmbajtjeje si vaj kokosi dhe shampo për t'i mbajtur ato të shëndetshëm. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos