Ballanca: Gjendja e Dollapit, shembje në shpatull por nuk ka komplikacione

Nga A2 CNN
12 Maj 2019, 01:48 | Aktualitet
Ballanca: Gjendja e Dollapit, shembje në shpatull por nuk ka komplikacione

Në dalje nga Spitali i Traumës, Avokati i Popullit Erinda Ballanca qetësoi mbi gjendjen shëndetësore të sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, i dëmtuar në një përballje me forcat e rendit gjatë natës.

Sipas Ballancës, që pati mënyrë ta takojë,  Dollapi është në gjendje  të qëndrueshme dhe pas ekzaminimeve është evidentuar një shembje në shpatull dhe një lëndim në gju, por janë përjashtuar komplikacione të tjera.

Gjithsesi, mësohet se Dollapi do të mbahet në Spitalin e Traumës të paktën ditën e sotme.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos