Protesta e studentëve në Tiranë, i vihet flaka koshave pranë Ministrisë së Arsimit

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2026, 15:47 | Aktualitet

Protesta e studentëve në Tiranë, i vihet flaka koshave pranë

Momente tensioni janë shënuar në protestën studentore që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit kundër kryeministrit Edi Rama. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërkohë që pjesë  sloganit të tyre janë thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Një grup studentësh i kanë flakën 2 koshave me mbeturina në “Rrugën e Durrësit”, të cilat u shuan shpejt pas ndërhyrjes së policisë.

Protesta e studentëve në Tiranë, i vihet flaka koshave pranë

Prej më shumë se një muaji vijon protesta studentore në Tiranë. Ata kanë vendosur vijimin e protestave kundër Ramës, duke i zhvilluar ato në 2 ditë të javës: të mërkurën dhe të shtunën, në orën 14:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos