
Banka Botërore miratoi një tjetër paketë prej 489 milionë dollarësh në mbështetje të Ukrainës, që do të vihet menjëherë në dispozicion.
E quajtur "Financimi i rimëkëmbjes nga urgjenca ekonomike në Ukrainë" ose "Ukraina e lirë", paketa e re përbëhet nga një kredi shtesë prej 350 milionë dollarësh dhe garanci për një shumë prej 139 milionë dollarësh.
Ukraina tashmë ka nevojë për ndihmë jo vetëm me armë, por edhe me mbështetje financiare. Së fundmi, për të shmangur një krizë humanitare, ajo ndali dhe eksportin e disa ushqimeve, si mishi, gruri, thekra, etj. (A2 Televizion)