
Ministria e Mbrojtjes ukrainase ka njoftuar se ka krijuar një njësi speciale të quajtur “Legjioni ndërkombëtar”, që përbëhet, sipas saj, nga vullnetarë nga rreth 52 shtete.
Sipas gjeneralit të brigadës ukrainase, Kyrylo Budanov, kjo njësi përbëhet nga 20 mijë persona të ardhur nga 52 vende të botës, që kanë shprehur dëshirën e tyre për t’iu bashkuar luftës.
“Çdo ndihmë është e paçmueshme”, tha gjenerali. (A2 Televizion)