Barazim në supersfidën Liverpool-Chelsea, “Blutë” rezistojnë 45 minuta me një lojtar më pak

Nga A2 CNN
28 Gusht 2021, 20:28 | Futboll
Barazim në supersfidën Liverpool-Chelsea, “Blutë”

Ka përfunduar në barazim supersfida e javës së tretë në Premier League, Liverpool-Chelsea, në një ndeshje ku nuk mungoi tensioni dhe përballjet mes gjigantëve në fushë.

Chelsea kaloi në avantazh në pjesën e parë, pasi Havertz mposhti me kokë portierin Alisson pas një goditjeje këndi, në minutën e 22-të.

Barazimi për Liverpool erdhi në minutat shtesë të po kësaj pjese, kur pas një rrëmuje në zonë, goditja e Mane u ndalua me dorë në vijën fatale nga mbrojtësi James. Pasi e pa aksionin në VAR, arbitri akordoi 11-metërsh për vendasit dhe karton të kuq për mbrojtësin e londinezëve.

Penalltinë e shndërroi në gol Salah, duke i çuar ekipet në dhomat e zhveshjes në shifrat 1-1, por jo përpara se situata të tensionohej mes lojtarëve të të dyja ekipeve. Arbitri e zgjidhi me vetëm një karton të verdhë për portierin e Chelsea, Mendy.

Ashtu siç pritej, pjesa e dytë u dominua nga ekipi i Jurgen Klopp, por pa përfituar dot nga epërsia numerike dhe rezultati nuk ndryshoi.

Me këtë rezultat, të dyja ekipet ruajnë vendin e parë përkohësisht, me nga 7 pikë secila. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos