City fundos Arsenalin me një “manita”

Nga A2 CNN
28 Gusht 2021, 16:05 | Futboll
City fundos Arsenalin me një “manita”

Manchester City turpëroi Arsenalin me rezultatin e thellë 5-0, në një ndeshje që nuk pati histori.

Ekipi i Guardiolës kaloi në avantazh që në minutën e 7 me anë të Gundogan, ndërsa Ferran Torres dyfishoi rezultatin në minutën e 12.

Gjërat u vështirësuan akoma edhe më shumë për Arsenalin kur Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq (35’) pas një faulli të rëndë ndaj Joao Cancelos.

Në fundin e pjesës së parë, Gabriel Jesus shënoi edhe golin e tretë për Cityn.

Në pjesën e dytë, gjetën rrugën e rrjetës edhe Rodri e Ferran Torres, që shënoi dygolëshin personal.

Me këtë fitore, skuadra e Guardiolës grumbullon 6 pikë pas 3 javësh kampionat, ndërkohë që Arsenali renditet i fundit, me 0 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos