Basha flet për socialistët: PS Shkodër u dorëzua te Tom Doshi dhe trafikanti Gjoka

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 17:18 | Aktualitet

Kryetari i PD Lulzim Basha ka bërë publike shënimet sipas tij të mbajtura në mbledhjen e kryesisë së PS në Shkodër, e që siç thotë kryedemokrati vërtetojnë se votat në Velipojë kryeministrit Edi Rama ia siguron një trafikant droge. “Ky person është Pëllumb Gjoka, një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në zonën e Velipojës dhe të Shkodrës, bashkëpunëtor i bandës të Bajrave. Në Tiranë ai vesh kostumin e biznesmenit që gëzon mbështetjen e Edi Ramës”. Kryetari i PD akuzon kryeministrin Edi Rama se po mbron nga ligji antimafia biznesmenin Gjoka. “Edi Rama është angazhuar personalisht për të ndaluar hetimin e pasurive të tyre sipas ligjit Antimafia, sepse Pëllumb Gjoka është shkuesi i Edi Ramës me bandën e Bajrave në Shkodër, ndërsa Tom Doshi është ai që menaxhon çdo pushtet të Partisë Socialiste në kryeqendrën e Veriut”. Largimi i kryeministri Edi Rama është “çështje urgjente”, nënvizon kryedemokrati, por shpresën demokratët e kanë edhe tek ngritja e SPAK. Ish deputeti Oerd Bylykbashi, në studion e A2 CNN tregoi se nga duhet të nisë puna e prokurorëve të posaçëm kundër korrupsionit. Në të njëjtën linjë me liderin demokrat Basha, Bylykbashi paralajmëroi denoncime të tjera ndaj zyrtarëve të lartë, bazuar tek ligji antimafia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos