Policia arreston 6 anëtarë të ekipit drejtues të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj: Sulm i pastër politik

Nga A2 CNN
19 Tetor 2026, 07:22 | Aktualitet

Policia arreston 6 anëtarë të ekipit drejtues të

Nga Komisariati 6 në kryeqytet kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, njofto se policia ka arrestuar 6 drejtues të kësaj lëvizjeje. Në një postim në rrjetet sociale rreth mesnatës, Lapaj tha se ky është një sulm i pastër politik

“Ndodhem te komisariati 6, ku bandat e Ramës kanë arrestuar 6 nga drejtuesit e lëvizjes Shqipëria Bëhet. Qytetarë të lirë që nuk pranojnë të nënshtrohen e vidhen. Qytetarë dinjitozë, avokatë, ish- ushtarakë të cilët po përballen me hajdutërinë. Ky është sulm i qartë politik i bandës që duhet të largohet një orë e më parë” deklaroi Lapaj në një postim me video. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos