Nikola Kedhi akuzon policinë për sulmin ndaj selisë së PD-së: Me demokratët i bënë llogaritë gabim

Nga A2 CNN
18 Tetor 2026, 22:46 | Politikë

Nikola Kedhi akuzon policinë për sulmin ndaj selisë së

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar pas tensioneve të regjistruara mbrëmjen e 18 tetorit pranë selisë së PD-së në Tiranë, duke akuzuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen ndaj personave që ndodheshin në ambientet e godinës.

Në reagimin e tij, Kedhi kundërshton versionin se protestuesit kanë sulmuar policinë dhe pretendon se ndërhyrja e efektivëve është kryer pa provokim.

Reagimi i plotë:

Sot ne mbremje, narkopolicia ka sulmuar ne menyre barbare shtepine e demokrateve. E perseris, nuk ka pasur asnje sulm nga protestuesit sic jane perpjekur ta shesin mediat e regjimit. Shtepia e demokrateve eshte sulmuar nga banditet me uniforme te autokratit.

Pasi i deshtoi projekti i sulmit te selise me te infiltruar në proteste, dergoi ushtaret e tij te sulmonin pa asnje provokim dhe shkak ne mbremje. Me demokratet i ka bere llogarite gabim.

Demokratet jane ngritur kunder diktatures komuniste, kunder banditeve e bandave te cdo lloji dhe kane fituar gjithmone. Kete diktatoruc demokratet, studentet e qytetaret shqiptare do e cojne ne koshin e plehrave te historise. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos