Basha kujton 20 shkurtin 1991: Sot jemi përballë një sfide të ngjashme

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2019, 12:13 | Politikë
Basha kujton 20 shkurtin 1991: Sot jemi përballë një sfide

Në një klimë të tensionuar politike dhe një ditë para protestës së dytë të opozitës, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha.

“28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme. Një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Basha në Facebook.

“Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës”. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.757503284300855/2278246108893224/?type=3&theater

A2 CNN Livestream

Latest Videos