“Një moment për jetën”, ministri Enea Karakaçi nis fushatën për sigurinë rrugore

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2026, 15:49 | Aktualitet

“Një moment për jetën”, ministri Enea Karakaçi

Në Tiranë nisi fushata rajonale për sigurinë rrugore “Një moment për jetën”, në bashkëpunim me Komunitetin e Transportit.

Në aktivitet merr pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Nisma synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit, parandalimin e aksidenteve dhe reduktimin e numrit të viktimave në rrugë.

“Vendosja e rripit të sigurimit, përdorimi i helmetës për drejtuesit dhe pasagjerët e motoçikletave si dhe përdorimi i saktë i sistemeve mbajtëse për fëmijët në automjete janë veprime të thjeshta, por që kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Këto nuk janë thjesht detyrime ligjore, janë masat që mbrojnë jetën tonë dhe të njerëzve që udhëtojnë me ne. Asnjë udhëtim nuk është aq i shkurtër sa të justifikojmë mosvendosjen e rripit të sigurimit. Asnjë telefonatë apo mesazh nuk është aq urgjent. Prandaj përmirësimi i përdorimit të këtyre pajisjeve kërkon jo vetëm zbatimin e vazhdueshëm të legjislacionit dhe të kontrolleve efektive, por edhe fushata të synuara ndërgjegjësimi që ndihmojnë qytetarët të kuptojnë rëndësinë e çdo veprimi të tyre në trafik. Në këtë kuadër aktivitetet që organizojmë në bashkëpunim me partneret apo institucionet dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare në shënim të javës globale të sigurisë rrugore, javës europiane të lëvizshmërisë, javës europiane të ditës ndërkombëtare të arsimit dhe javës ndërkombëtare për përkujtimin e viktimave të aksidenteve rrugore janë pjesë e përpjekjes sonë të vazhdueshme për të ndërtuar një kulturë të qëndrueshme të sigurisë rrugore. Të nderuar pjesëmarrës, fushata rajonale “Një Moment për jetën” vjen si një mundësi shumë e mirë dhe e rëndësishme për të bashkuar përpjekjet tona dhe për të përcjellë një mesazh të përbashkët në të gjitha rajonin. Mesazhi është një thirrje për reflektim dhe përgjegjësi individuale. Një moment për jetën kjo iniciativë sepse jeta ka rëndësi dhe çdo vendim i përgjegjshëm në rrugë mund të shpëtojë jetë. Besoj se përmes bashkëpunimit me komunitetin e transportit për të cilin e falënderoj dhe drejtorin për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të gjithë partnerët tanë mund t'i japim kësaj fushate një shtrirje sa më të gjerë dhe me një ndikim konkret në ndërgjegjësimin e qytetarëve. Angazhimi jonë duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i koordinuar dhe në mënyrë që politika dhe masat që ndërmarrim të adresojnë realisht problematikat dhe grupet më të ekspozuara ndaj rrezikut. sepse në fund të ditës suksesi jonë nuk matet vetëm me kilometrat dhe rrugëve të ndërtuara apo me numrin e akteve ligjore të miratuara apo me shërbime të përmirësuara, por mbi të gjitha matet me numrin e jetëve të shpëtuara që arrijmë të mbrojmë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos