
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në fshatrat Borizanë, Bubq dhe Rrënxë të Krujës.
Shumë familje tregojnë se vijojnë të flenë në makinë ose në sera dhe ankohen për mungesën e praninë së shtetit.
“Faleminderit prej teje, pasi je i pari qeveritar. Ne kemi qenë për t’u ndihmuar para se të binte tërmeti”, i drejtohet një qytetar Bashës.
Kreu i opozitës kërkoi veprimin e menjëhershëm të inxhinierëve të specializuar për të vlerësuar dëmin për familjen, jo vetëm në Borizanë, por edhe në fshatrat e tjera të Krujës.
Basha u ndal sërish në qendrën e ndihmave në Bubq, ku një shtab vullnetar po ndihmon me ushqime, ilaçe e veshje. (A2 Televizion)