Basha në fshatrat e Krujës, kërkon vlerësimin e menjëhershëm të dëmeve

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 14:32 | Politikë
Basha në fshatrat e Krujës, kërkon vlerësimin e

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në fshatrat Borizanë, Bubzë dhe Rrënxë të Krujës. Shumë familje tregojnë se vijojnë të flenë në makinë ose në sera dhe ankohen për mungesën e pranisë së shtetit.

“Kjo është një punë që duhet të verë dorë shteti. Kjo nuk rregullohet vetëm me vullnetarë dhe bamirës”, tha Lulzim Basha.

Krue i opozitës kërkoi veprimin e menjëhershëm të inxhinierëve të specializuar për të vlerësuar dëmin për familjet, jo vetëm në Borizanë, por edhe në fshatrat e tjera të Krujës.

“Gjëja e parë që duhet bërë është të vlerësohet dëmi. Prandaj kemi insistuar që vlerësimi i dëmit të bëhet sa më shpejt dhe të shtojnë njerëzit në terren. Duhet ndihmuar çdo familje sipas dëmit që ka pësuar”, shtoi Basha.

Basha u ndal sërish në qendrën e ndihmave në Bubq ku një shtab vullnetar po ndihmon me ushqime, ilaçe, veshje e mjekë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos