Bashkia e Durrësit miraton rritjen e çmimit të aboneve për transportin rrugor

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 15:09 | Sociale
Bashkia e Durrësit miraton rritjen e çmimit të aboneve për

Këshilli Bashkiak Durrës, në një ndër pikat e rendit të ditës, ka miratuar ndryshimin e tarifave të pajtimit mujor për transportin qytetas në bashkinë e Durrësit.

Duke parë ankimimet dhe kërkesat e operatorëve që nga viti 2013 aktiviteti i tyre del me humbje. Bashkia ka pranuar se pretendimet e operatorëve privatë në shërbimin e transportit të udhëtarëve qytetas janë përgjithësisht të drejta dhe të argumentuara si nga ana teknike po ashtu dhe financiare dhe kanë propozuar ndryshimet si më poshtë.

Ndërkohë që aboneja mujore për studentët, me vlerë 600 lekë, nuk ndryshon, për abonimet për një linjë tarifa shkon nga 900 lekë në 1200 lekë, kurse abonimi i përgjithshëm shkon nga 1200 në 1600 lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos