Bayern nuk ka të ngopur, rrëmben dhe Superkupën e Gjermanisë

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 22:22 | Futboll
Bayern nuk ka të ngopur, rrëmben dhe Superkupën e Gjermanisë

I papërmbajtshëm është një ndër fjalët kryesore me të cilat mund të përshkruash Bayern Munchen gjatë një viti kalendarik.

Pasi fituan Kupën, Kampionatin, Champions League dhe Superkupën e Europës, bavarezët rrëmbyen dhe Superkupën e Gjermanisë përballë Borussia Dortmund.

Djemtë e Flicke fituan me rezultatin 3-2 në një ndeshje me shumë emocione. Bayern shënoi dy herë në pjesën e parë me Toliso dhe Muller. Dortmund gjeti forca dhe e shkurtoi rezultatin me Brandt.

Në fillim të pjesës së dytë Haaland rrëmben një top dhe barazon rezultatin në 2-2. Në minutën e 82 vjen dhe avantazhi i Munchen falë një goli të “çuditshëm” të Kimich në rënie e sipër.

Tashmë bavarezëve iu ka mbetur për të fituar dhe Botërori i Klubeve për të mbyllur vitin kalendarik me të gjithë trofetë e mundshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos