
Thiago Alcantara, një nga blerjet më të reja të Liverpool, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Mesfushori, i cili debutoi javën e kaluar, ka simptoma të lehta dhe është izoluar sipas protokollit.
Spanjolli mungoi ndaj Arsenalit në ndeshjen e fundit, por klubi tha se kishte një dëmtim të vogël. Por, tashmë u mësua arsyeja e vërtetë e mosprezencës së tij. (A2 Televizion)