Bayern tregon menjëherë forcën, 3 pikë ndaj Union Berlin, sot Werder-Leverkusen

Nga A2 CNN
18 Maj 2020, 11:31 | Futboll
Bayern tregon menjëherë forcën, 3 pikë ndaj Union Berlin,

Rikthim me fitore për kampionët e Bayern Munchen në Bundesligën gjermane. Në takimin e parë pas më shumë se dy pezullim të futbollit, bavarezët arritën të mposhtin Union Berlin, 0-2.

Sulmuesi Robert Lewandowski ishte ai që zhbllokoi shifrat nëpërmjet një 11-metërshi në pjesën e parë, ndërsa mbrojtësi Benjamin Pavard dyfishoi në fund duke siguruar fitoren për të tijtë.

Bayern ruan kreun me një diferencë prej 4 pikësh nga Dortmund i vendit të dytë. Sot mbyllet java e 29 e Bundesligës, me takimin e mbrëmjes Werder Bremen–Bajer Leverkusen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos