BE: Makinat elektrike si ato me karburant, duhet të bëjnë zhurmë

Nga A2 CNN
6 Korrik 2019, 14:26 | Bota
BE: Makinat elektrike si ato me karburant, duhet të bëjnë

Makinat elektrike janë lavdëruar si përgjigja që industria e automobilave po i jep krizës së ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike. Por për disa njerëz, përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i tyre përbën një tjetër rrezik.

Këmbësorët mund të kenë vështirësi që të dallojnë se makinat elektrike apo hibride po afrohen, sidomos të verbrit. Për të ulur sa më tepër këtë rrezik, që nga e hëna, të gjitha makinat elektrike që do të prodhohen dhe shiten në vendet e Bashkimit Europian duhet të kenë të montuar një sistem akustik që do të prodhojë një lloj zhurme motori sa herë që makina po ecën me një shpejtësi të ulët.

Zhurma do të jetë e ngjashme me atë të motorit standard me djegie të brendshme. Ligji është miratuar në fakt që prej vitit 2014, por u kishte dhënë prodhuesve një periudhë tranzicioni pesëvjeçare, e cila tashmë ka përfunduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos