BE ndihmon Ballkanin Perëndimor, 3.3 miliardë euro suport financiar për përballimin e krizës

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 11:21 | Ballkani
BE ndihmon Ballkanin Perëndimor, 3.3 miliardë euro suport financiar

Komisioni Evropian njoftoi mobilizimin e 3.3 miliardë eurove si mbështetje financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Fondi i grumbulluar bashkë me Bankën Evropiane të Investimeve, synon të adresojë nevojën imediate shëndetësore dhe humanitare të rajonit në përballimin e pandemisë COVID-19.

Gjithashtu do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale. “BE po mobilizon një paketë financiare të rëndësishme, duke konfirmuar solidaritetin e fuqishëm.

Së bashku do ta kalojmë këtë krizë dhe do të shërohemi”, thekson presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Brukseli sqaron se plani i ndihmës do të ndahet në disa pjesë.

https://a2news.com/2020/04/14/mbi-3-miliarde-euro-per-koronavirusin-ne-buxhetin-e-be-shtohen-edhe-100-milione-eurot-e-termetit-per-shqiperine/

Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina do ta përdorin këtë plan financiar për të fuqizuar sistemet e tyre shëndetësore, për të stimuluar rimëkëmbjen ekonomike dhe mbështetur reformat e kërkuara nga BE.

 Paketa e ndihmës vjen përpara samitit të Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor që mbahet më 6 maj. Ky samit parashikohej të zhvillohej në Zagreb, por pandemia detyron mbajtjen e tij me anë të videokonferencës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos