All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, shkelet protokolli anti-Covid në disa raste

Nga A2 CNN
31 Korrik 2020, 08:19 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Myslimanët në mbarë botën sot festojnë Kurban Bajramin, i cili te shqiptarët njihet ndryshe edhe si Bajrami i Vogël. Në Shqipëri, por edhe në Kosovë, falja e Bajramit u realizua në disa xhami të vendit dhe jo në shesh, siç ka ndodhur vitet e shkuara.

Për shkak të pandemisë së Covid-19, në koordinim me myftinitë e rretheve u mor vendimi që falja e Kurban Bajramit të mos bëhet në sheshe për të shmangur grumbullimet e mëdha, por nëpër xhami, duke zbatuar të gjitha masat.

All - Paragraf - 3

Besimtarët janë detyruar të zbatojnë masat e sigurisë në xhami si dhe të ruajnë distancën e sigurisë.

Në Kukës, besimtarët e falën namazin e Kurban Bajramit në dy xhamitë e qytetit, por edhe në fshatra.

All - Paragraf - 5

Pavarësisht mesazhit dhe thirrjes së kryetarit të komunitetit mysliman Bujar Spahiu për respektimin e protokollit sanitar, në xhaminë e Kukësit u mblodhën shumë besimtarë. Asnjëri prej tyre nuk mbante maskë dhe në shkelje me rregullat anti-Covid të distancimit fizik. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos