Beteja kundër Covid-19, Britania do të zhvillojë një test për antitrupat

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 16:05 | Bota
Beteja kundër Covid-19, Britania do të zhvillojë një test

Zyrtarët e shëndetësisë në Angli kanë aprovuar përdorimin e një testi për të zbuluar nëse personat janë infektuar me koronavirus në të kaluarën. Instituti i Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar thotë se testi i antitrupave, i prodhuar nga kompania farmaceutike zvicerane “Roche”, ishte një “zhvillim mjaft pozitiv”.

Analizimi i gjakut shqyrton antitrupat për të parë nëse një person është prekur nga koronavirusi dhe mund të ketë krijuar një lloj imuniteti. Deri më tani, zyrtarët britanikë pohojnë se teste të tilla nuk janë mjaftueshëm të besueshëm. Qeveria shpenzoi më herët 18 milionë euro në blerjen e testeve për antitrupa, të cilat rezultuan jo efikase.

Burime për BBC thanë se risia e firmës “Roche” është e para që ofron një saktësi serioze. Antitrupat krijohen nga sistemi ynë imunitar, pasi mëson se si të luftojë një infeksion. Gjetja e tyre në trupin e një personi duke luftuar koronavirusin, do të thotë se ai është prekur në të kaluarën nga ky infeksion.

Megjithatë nuk është provë se këta antitrupa do ta mbrojnë në të ardhmen. Sipas asaj që raporton media “The Telegraph”, Britania ka porositur miliona kite. Testi i zhvilluar nga kompania zvicerane ka marrë certifikimin e rregullatorit mjekësor të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos