Berisha: Vuçiç ishte kukull e Putinit, bashkë me Ramën bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës!

Nga A2 CNN
26 Tetor 2026, 12:39 | Politikë

Berisha: Vuçiç ishte kukull e Putinit, bashkë me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vlerësoi largimin nga pushteti të Aleksandar Vuçiçit, pasi ky i fundit humbi zgjedhjet e përgjithshme në Serbi,

“Dje, populli serb, me votën e tij nxori nga pushteti njërin nga figurat më të zeza të politikës në Ballkan pas Sllobodan Millosheviçit, njeriun që prej vitesh duhej të ishte në burgun ndërkombëtar të Hagës, Aleksandër Vuçiç, ish-badigardin e Sheshelit, birin e tij shpirtëror, pasardhësin e tij. Pjesëmarrës aktiv në gjenocidin serb në Bosnje Hercegovinë dhe Kroaci. Një nga organizatorët e safarit vrasës të myslimanëve në Sarajevë. Iniciatorin e nismës fatkeqe për t’i dhënë strehë dhe për të fshehur gjatë viteve në kërkim nga drejtësia ndërkombëtare kasapit të Bosnjes, Ratko Mlladiç. Organizatorin e vrasjeve politike të udhëheqësve të serbëve në Kosovë, Oliver Jovanoviçin. Serbomadhin që edhe dy vite më parë deklaronte në Zubin Patok dhe Zveçan se Serbia do të bëhet më e madhe dhe që dërgonte grupe terroriste në Kosovë”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.

Sipas tij, Vuçiç dhe Rama ishin njerëzit që dëshironin më shumë ndarjen e Kosovës. “Aleksandër Vuçiç ishte një kukull e Vladimir Putinit në Ballkan, i cili pas agresionit rus ndaj Ukrainës, e shndërroi Serbinë në prapavijë të fuqishme të Rusisë në rajon. Ai, me gangsterin tjetër të Ballkanit, narkodiktatorin e Tiranës, Edi Rama, bëri gjithçka për ndarjen e Kosovës, organizuan atentate ndaj udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Shqipëri, ndërmorën nisma të porositura nga Kremlini si Ballkani i Hapur, u akuzuan se bashkëpunonin ngushtë në trafiqe kriminale drogë e të tjera ndërkombëtare në komunat në veri të Kosovës”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos