Kosova raportoi 2 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke çuar bilancin total në 108 të infektuar. 34 prej tyre janë shtruar në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 6 pacientë janë në terapi intensive. Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë flet për një të shëruar dhe bën më dije se 2000 persona kontakti janë në monitorim. Se si është gjendja atje, e tregoi në Ditarin e A2, dr. Valbon Krasniqi, nga Qendra Klinike Universitare. (A2 Televizion)
Beteja me Covid-19, si po e përballon Kosova?
