Betim pa President, deputeti socialist: Ka karakter ceremonial

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 10:11 | Politikë
Betim pa President, deputeti socialist: Ka karakter ceremonial

Adnor Shameti, deputet i Partisë Socialiste, i ftuar në studion e Ditari në A2, foli për amendamentet ligjore përmes të cilave mazhoranca synon të krijojë një mekanizëm zhbllokues për rastet kur Presidenti refuzon të zhvillojë ceremoninë e betimit për njerëzit e drejtësisë.

“Qëllimi i Reformës në Drejtësi ka qenë heqja e duarve të politikës nga organizimi dhe përzgjedhja e individëve që do të jenë funksionarë të drejtësisë së re dhe gjithashtu parashikimi i mekanizmave zhbllokues që të mos kishim situata bllokimi nga institucionet në të ardhmen. Ishte e pamenduar për ne që do të vinim në një pikë të tillë, që Presidenti të mos ushtronte kompetencën e tij kushtetuese për të mos thirrur anëtarët për ceremoninë e betimit. Kjo ndërhyrje ka si qëllim zhbllokimin”, deklaroi Shameti.

https://a2news.com/2019/12/10/gjykata-kushtetuese-ps-gati-zhbllokimin-ligjor-pas-10-ditesh-betim-me-shkrim/
https://a2news.com/2019/12/10/propozimet-e-mazhorances-per-mekanizmin-zhbllokues-ne-gjykaten-kushtetuese-reagon-presidenti-meta/

Sipas deputetit socialist, “thelbi i emërimit të një magjistrati është procesi i përzgjedhjes, betimi ka rëndësinë e vet, por ka karakter ceremonial”.

“Edhe Komisioni i Venecias ka thënë që ka karakter ceremonial. Nëse autoriteti që e ka për detyrë ta thërrasë ceremoninë e betimit nuk e ushtron këtë detyrë, nuk mund të bëhet pengesë për bllokimin e procesit të konstituimit të një magjistrati në një pozicion të caktuar”, shpjegoi Shameti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos