Biznesi në krizë, çfarë rrezikon ekonomia?

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 17:53 | Aktualitet

Klima e biznesit në Shqipëri është shumë e rënduar, edhe pa ndikimin e Covid-19. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka publikuar Indeksin e Biznesit, ku konstatohet një përkeqësim i 23 nga 27 indikatorë që ka gjithsej ky dokument. Ato nisin me klimën e brendshme politike; monopolet dhe konkurrencën e pandershme; gjetjen e stafit vendas të kualifikuar; performancën e ekonomisë shqiptare; klimën e biznesit; nivelin e korrupsionit; ekonominë informale; burokracitë; nivelin e taksave; politikat e qeverisë. Gjetjet e Indeksit të biznesit u publikuan në një tryezë, ku si rrallë herë e pranishme ishte si qeveria, ashtu edhe opozita, si dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Për të folur mbi këtë temë ishte i ftuar në A2 Business Gent Beqiri, ish-drejtor i “Aida”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos