Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Armando Ndrecën

Nga Armand Bajrami
17 Nëntor 2026, 17:32 | Kronikë

Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Armando Ndrecën

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit Eduard Ndreca.

Kujtojmv që në Shkallën e Parë Ndreca u dënua me 4 vite e 4 muaj burg, për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”, akuza të cilat u rrëzuan në Apel.

Armando Ndreca akuzohej bashkë me dy persona të tjerë për kultivimin e kanabisit brenda një stani në zonën e Kashnjetit në Lezhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos