
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, për të dënuar me 12 vite burg biznesmenin Italian Francesco Becchetti.
Më 30 shtator, Apeli i GJKKO shpalli fajtor Francesco Becchetti-n për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. (A2 Televizion)